Barcelona gjen zëvendësuesin e Umtitit

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:01 | Nga

Barcelona do ta konsiderojë transferimin e mbrojtësit të Sevillës, Clement Lenglet, nëse e humb Samuel Umtitin në verë, raporton Sport.

E ardhmja e Umtitit në “Camp Nou” është e pasigurt, me Manchester Unitedin që është duke u interesuar për të dhe i gatshëm t’ia paguajë klauzolën e cilësuar si shumë e ulet prej 60 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Nëse Umtiti bindet ta braktisë Barcelonën, atëherë skuadra e Ernesto Valverdes do t’i kthejë sytë kah qendërmbrojtësi Lenglet, i cili po gëzon një sezon mbresëlënës në Sevilla dhe ka klauzolë lirimi prej 30 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme