Barcelona heq dorë nga Adrien Rabiot

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës nuk është e interesuar më që ta përvetësojë mesfushorin francez, Adrien Rabiot.

Kjo për shkak se 23 vjeçari publikisht ka deklaruar se nuk ka dëshirë të bëhet pjesë e klubit katalunas, shkruan Goal.

Më parë është raportuar se Rabiot është i pakënaqur në PSG dhe se mund t’i bashkohet Barcelonës.

Mirëpo është menaxheri Ernesto Valverde ai i cili ka thënë se nuk është i interesuar të bëj marrëveshje me futbollistin Adrien Rabiot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme