Barcelona hynë kredi 500 milionë euro

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Sipas ESPN, Barcelona ka siguruar një kredi prej 500 milionë euro nga Goldman Sachs, më 100 milionë euro që do të lëshohen menjëherë për pagat e pa paguara të lojtarëve

Ashtu si shumë klube të cilat kanë nënshkruar projektin e SuperLigës, edhe Barça është duke vuajtur financiarisht me pandeminë Covid-19 që ka bërë që ata të kërkojnë fonde shtesë si kredi.

Presidenti Joan Laporta duket se ka qenë çelësi që ekipi ka siguruar këtë kredi prej 500 milionë eurosh nga banka e investimeve amerikane, Goldman Sachs.

ESPN ka thënë se 100 milionë euro pritet që të vinë menjëherë në mënyrë që Barcelona të kryejë pagat që ua ka borxh lojtarëve, transmeton GazetaExpress.

Borxhi i klubit llogaritet të jetë pothuajse 1.2 miliard euro.

Disa burime i kanë thënë ESPN-së se situata me pagat e papaguara ishte aq e keqe saqë lojtarët e skuadrës ishin përgatitur për ta dërguar këtë çështje në Federatën e Futbollit të Spanjës.

Barcelona ishte pajtuar me futbollistët që të shtyjë pagat e tyre gjatë pandemisë, por edhe gjatë kësaj kohe ata dolën jashtë premtimit të tyre. 

Të ngjashme