Barcelona i beson totalisht Koemanit

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Për disa javë tashmë nuk ka dyshime. Drejtuesit e Barcelonës kanë besim të plotë në Ronald Koemanin dhe ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes tyre dhe trajnerit holandez.

Barcelona beson se Koemani është trajneri ideal për këtë ekip dhe shpresojnë se do të arrijnë me sukses të kalojnë në formën të cilën e synojnë.

Është e vërtetë që ka pasur dyshime rreth të ardhmes së Koemanit, por pas një periudhe reflektimi, dyshimet janë larguar përfundimisht.

Në këtë fillim sezoni, Koeman ka punuar krah për krah me Yuste, Alemany dhe Planes dhe harmonia është e përsosur.

Të ngjashme