Barcelona i humb 50 milionë euro me rikthimin e Coutinhos

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas do të shpresojë që ta shesë yllin brazilian gjatë verës që po vjen për t’i kursyet këto para

Barcelona do t’i humbasë 50 milionë euro me rikthimin e Philippe Coutinhos në “Camp Nou”.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”.

Ylli brazilian aktualisht është i huazuar në Bayern Munich, por klubi gjerman nuk e ka ndërmend ta blejë lojtarin.

Prandaj, rikthimi i ish-futbollistit të Interit, Espanyolit e Liverpoolit do t’i kushtojë shtrenjtë kampionit aktual spanjoll.

Coutinho paguhet 30 milionë euro në vit, ndërsa Barça duhet t’ia japë Liverpoolit edhe 20 milionë euro si bonus kur t’i kalojë 100 ndeshje me klubin katalunas.

Për këtë, për ta shmangur shumën prej 50 milionë eurosh, “Blaugrana” do të mundohen ta shesin gjithsesi përfaqësuesin brazilian.

Interesim për Coutinhon ka shfaqur Chelsea. 

Të ngjashme