Barcelona i humb shpresat për yllin holandez

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke i humbur shpresat për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, sipas të përditshmes katalonase Mundo Deportivo.

Edhe pse kampioni spanjoll ka besim se do ta blejë bashkëlojtarin e De Ligt, Frenkie de Jong, nuk është duke pasur sukses në gjetjen e një marrëveshjeje për transferimin e qendërmbrojtësit.

Transferimi i tij është duke u komplikuar nga agjenti i De Ligt, Mino Raiola, sipas Mundo Deportivos.

Si pasojë, Barça do të kërkojë qendërmbrojtës në skuadrat tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme