Barcelona i jep leje Juventusit që të negociojë me Arthur

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Juventus thuhet se është në negociata të avancuara  Barcelonën për Arthur Melon, me gjigantët katalanas që janë të hapur për të shitur mesfushorin brazilian.

Arthur ka startuar në vetëm 12 ndeshje në La Liga në edicioni 2019/20 dhe kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim.

Mundo Deportivo shkruan se Juventusi i është bashkuar garës, dhe tashmë janë në ‘negociata të përparuara’ për shërbimet e tij.

Barça nuk është kundër largimit të 23-vjeçarit dhe klubi spanjoll e ka lejuar Juventsin që të fillojë bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

Aktualisht mesfushori fiton pak më tepër se 3 milionë euro në sezon dhe presidenti i Barcelonës nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën që i skadon në verën e 2024.

Mundo Deportivo shton se rëndësi do të ketë edhe vendimi i lojtarit në fund.

Juventusi mund të ofrojë një lojtar për shkëmbim dhe sipas kësaj gazeta emrat si Miralem Pjanic, Rodrigo Bentancur dhe Federico Bernardeschi, pëlqehen nga Barcelona.

Të ngjashme