Barcelona i ndërpret stërvitjet, shkaku i shpërthimit të Coronavirusit në klub

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona i ka shtyrë stërvitjet e së martës, pas shpërthimit të koronavirusit në klub.

Katalonasit janë duke u përgatitur për ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Bilbao në San Mames të mërkurën, por nuk do të jenë në gjendje të stërvitin të sot në mëngjes, transmeton Gazeta Express.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit do të testohen për COVID-19.

Dy anëtarë të stafit të klubit dolën pozitivë në testin për koronavirus dhe klubi është duke gjurmuar për raste të mundshme të reja.

“Testet PCR, të kryera sot (e hënë) tregojnë se dy anëtarë të stafit të ekipit ë parë kanë dalë pozitivë për COVID-19”, njoftoi Barcelona në një komunikatë për media.

“Si pasojë, seanca stërvitore e planifikuar për të martën në orën 10:00 është shtyrë”, thuhet në njoftimin e klubit katalonas. 

Të ngjashme