Barcelona ia mësyn Romagnolit

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas e do qendërmbrojtësin e Milanit, i cili vlerësohet 50 milionë euro nga gjiganti italian

Alessio Romagnoli është bërë objektiv i Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Qendërmbrojtësi italian është profili i lojtarit të cilin po e kërkon gjiganti katalunas për sezonin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, kartoni i përfaqësuesit italian kushton 50 milionë euro.

Milani nuk është i interesuar ta shesë mbrojtësin e tij kryesor, por një ofertë e majme mund t’ia ndryshonte mendjen gjigantit italian.

Barça është në kërkim të një mbrojtësi afatgjatë, për ta zëvendësuar gradualisht Gerard Piquen. 

Të ngjashme