Barcelona ia ofron Arsenalit, Coutinhon për njërin nga dy yjet e skuadrës

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e gatshëm që të bëjë një shkëmbim befasues me Arsenali në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton AS, katalunasit duan t’i ofrojnë shërbimet e Philippe Coutinhos te The Gunners.

Blaugranasit nuk mbështeten më në brazilian dhe duan ta largojnë sa më parë, derisa Arsenali është i interesuar për të.

Por, Barcelona mendon që të ofrojë Coutinhon dhe të marrë si shkëmbim Alexandre Lacazetten ose Pierre-Emerick Aubameyang.

Skuadra londineze është e gatshme që të heq dorë nga dyshja, andaj siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll, marrëveshja mund të realizohet në ditët e ardhshme.

Barcelona nuk mund të ofrojë para, andaj kërkon që shkëmbimi për lojtarët të bëhet kokë më kokë. 

Të ngjashme