Barcelona ia vënë syrin Isco-s

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Barcelona janë të gatshëm që ta bëjnë një ofertë për futbollistin e Real Madridit, Isco, sipas raportimeve të Daily Star.

Dikur i preferuari i Mbretërve, tash nuk po gjen vend te trajneri i ri i Realit, Santiago Solari, andaj është i mundshëm largimi i tij nga “Santiago Bernabeu”.

Por ja që ai mund të përfundojë te rivali i tyre i përjetshëm, Barcelona, presidenti i të cilëve, Josep Maria Bartomeu, duket se e ka në shënjestër përfaqësuesin e Spanjës.

Të ngjashme