Barcelona interesohet për yllin e Juventusit

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës është e interesuar për anësorin e Juventusit, Federico Bernardeschi.

Italiani ka qenë shumë i lidhur për një lëvizje në ‘’Camp Nou’’, madje Blaugranët kanë menduar që në marrëveshje ta përfshijnë edhe mesfushorin kroat, Ivan Rakitic, transmeton lami.

Për 25-vjecarin Barcelona ende vazhdon interesimin, por ‘’Zonja e Vjetër’’ nuk është e gatshme të privohët nga shërbimet e lojtarit italian.

Gjatë këtij sezoni me 35 herë kampionët e Italisë, Bernardeschi ka qenë ndër lojtarët më të mirë të rekordmenëve të Italisë.

Kujtojmë se italiani bëri një paraqitje të mirë kundër Fiorentinës gjatë fundjavës që shkoi, duke arritur ta fitojë një penallti, të cilën Cristiano Ronaldo e shndërroi në gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme