Barcelona ka “humbur” titullin në La Ligë

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 10:29 | Nga

Barcelona ka “dështuar” për të mbrojtur titullin në La Ligë, thonë statistikat.

Shanset e Barcelonës për titullin e tretë të njëpasnjëshëm në La Ligë janë shuar, pasi skuadra asnjëherë nuk është rikthyer nga disavantazhi prej gjashtë pikësh prej kur një fitore vlen tri pikë.

Kjo është distanca e tanishme me liderin Real Madrid pas barazimit 1:1 në El Clasico, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

“Los Blancos” janë në pozitë më të mirë për të dalë triumfues në La Ligë.

Mirëpo, Leo Messi me shokë vështirë se do të dorëzohen lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme