Barcelona ka një kërkesë për Neymarin

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Neymar ka marrë një lajm të fundit nga Barcelona.

Barcelona ka një kërkesë direkte për Neymarin.

Klubi katalan ka këshilluar yllin brazilian të kthehet në Paris, përkundër përpjekjeve të tij për largim nga klubi dhe rikthim në Camp Nou.

“Sport” shkruan se Barcelona nuk dëshiron që Neymar me sjelljen e tij të zgjojë reagime të ashpra nga rivali i saj evropian, përcjell lajmi.net.

Paris Saint-Germain është klub që vështirë shet futbollistët e saj kryesorë.

Andaj, nëse PSG nuk e liron, Neymar ka mundësi që të dalë publikisht për të konfirmuar dëshirën e tij për rikthim te Barcelona. 

Të ngjashme