Barcelona këmbëngul për Coutinhon

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 08:41 | Nga

Barcelona është gati të hedhet në sulm për yllin e Liverpoolit, Philip Coutinho.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, “Blaugranat” do të bëjnë çmos që në afatin kalimtar të verës ta blejë braziliani, i cili është futbollisti kryesor tek “The Reds”.

Gjiganti spanjoll prej kohësh është duke e kërkuar Coutinhon, të cilin do të provojë ta bindin këtë verë që të transferohet në Camp Nou.

Raportohet se krerët e Barcelonës janë duke bërë gati një super-ofertë për brazilianin, edhe pse pak është e besueshme se Jurgen Klopp do të heq dorë nga ylli i skuadrës së tij.

Të ngjashme