Barcelona udhëton sot në Estadio Jose Zorilla për t’u përballur me Real Valladolidin në ndeshjen që nis në orën 19:30, përderisa skuadra e Quique Setien synon të marrë fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull të La Ligës.
Katalonasit shënuan fitore me rezultat 1:0 në derbin e qytetit kundër Espanyolit të mërkurën në mbrëmje dhe ata e dinë se do të duhet t’i fitojë të tria ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull
Ndërkohë, Valladolidi e ka siguruar mbijetesën edhe për një tjetër sezon dhe mund t’i shijojë ndeshjet e fundit të këtij sezoni pa pasur presion nga lufta për mbijetesë.
Katalonasit i kanë fituar vetëm tri nga nëntë ndeshjet e fundit si mysafirë në La Liga dhe sot ata s’do ta kenë të lehtë të shënojnë gola kundër Valldolidit, që ka rekord të fuqishëm në mbrojtje në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.
Formacionet e të dyja skuadrave: