Barcelona kërkon mbrojtës në Serie A

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 09:34 | Nga

Barcelona ia ka vërë syrin qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se objektiv i Barcelonës është qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Mundo Deportivo shkruan se skautët e Barcelonës e kanë vëzhguar senegalezin në ndeshjen e fundjavës mes Romës dhe Napolit.

Por, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj Koulibalyn, pasi Napoli për të kërkon rreth 60 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme