Barcelona kërkon rikthimin e Alcantaras, ofron 50 milionë euro dhe Dignen

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:26 | Nga

Te Barcelona kanë filluar kërkimet për pasardhësin e Andres Iniestas, i cili është larguar nga klubi.

Largimi i legjendës drejt Vissel Kobes në kampionatin japonez ka lënë një hapësirë të madhe te kampioni spanjoll.

Drejtuesit katalunas kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Iniestan.

Boshnjaku i Juventusit, Miralem Pjanic, por edhe danezi i Tottenham Hotspur Cristian Eriksen, mbesin lojtarët e pëlqyer.

Por së fundmi në skenë ka dalë një emër që njihet mjaftë mirë në ambientin blaugrana.

Bëhet fjalë për Thiago Alcantara, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni.
Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus kartonin e mbrojtësit francez Lucas Digne për të rikthyer lojtarin në Camp Nou.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme