Barcelona konfirmoi se Messi është i lënduar – por argjentinasi shihet duke rivalizuar Semedon në sprint

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është parë duke rivalizuar bashkëlojtarët në sprint, gjersa Barcelona po i kryen stërvitjet në Camp Nou në prag të rikthimit të La Liga-s.

Katalunasit kanë bërë të ditur në fillim të kësaj jave se ylli argjentinas ka pësuar lëndim dhe po stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është parë sot në stërvitje te Blaugranasit duke bërë gara me Nelson Semedon në vrapim.

Liderët e La Ligas do të përballen me Mallorcan më 13 qershor, që do të jetë ndeshja e parë e tyre që nga suspendimit i futbollit nga coronavirusi.

Edhe Nelson Semedo ishte parashikuar që të stërvitej i vetëm në stërvitje shkaku i lëndimit, mirëpo që i është bashkuar Messit në sprint.

Të ngjashme