Barcelona konfirmon se e do Aubameyangun, Eric Abidal e sheh si lojtar të rëndësishëm

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka konfirmuar se do të tentojnë në verën e këtij viti të transferojë Pierre Emerick-Aubameyang nga Arsenali.

Skuadra katalunase tentoi në janar transferimin e sulmuesit gabonez, mirëpo The Gunners refuzuan shitjen e tij.

Derisa lojtari ka refuzuar të vazhdojë kontratën që i skadon në vitin 2021, Eric Abidal ka bërë të ditur se i duan shërbimet e tij.

“Është logjike që një sulmues të vije në verë. Është e domosdoshme. Ne jemi në dijeni se Luis Suarez do të rikthehet i fortë, mirëpo duhet të transferojë një top lojtar”, ka thënë ai.

“Nuk e dimë nëse do të jetë sulmues i ri apo me përvojë. Duam që të transferojë një lojtar që mund të adaptohet shpejtë. Duhet të mendojë se kanë ardhur në të kaluarën top lojtar, por nuk kanë arritur të adaptohen”.

“Aubameyang? E njoh shumë mirë atë. Ai është një profil i lojtarit shumë i vendosur. Është i rëndësishëm dhe në skuadrën e tij është vendimtar”.

“Është mirë që në tregun e transferimeve është një lojtar me atë profil. Që mund të ju ndihmojë dhe mund të jetë i rëndësishëm për skuadrën tuaj, do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej Abidal.

Arsenali do të detyrohet ta shesë lojtarin që në verën e këtij viti mbushë 31 vite, në mënyrë që mos t’u largohet ma parametra zero.

Të ngjashme