Barcelona konsideron transferimin e ”Ronaldos së ri”

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Talenti i madh portugez i Bragas, Francisco Trincao ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës për të transferuar në këtë afat kalimtar.

Barcelona tashmë dihet se është në kërkim për një sulmues, i cili do ta zëvendësoj të lënduarin Luis Suarez.

Sipas mediumit të njohur Record, Blaugranët janë duke shqyrtuar një ofertë mbi 20 milionë euro për sulmuesin e talentuar të Bragas, Francisco Trincao.

Më shpesh i vendosur si një sulmues i krahut të djathtë, 20-vjeçari portugez cilësohet si “Cristiano Ronaldo i ri” dhe mund të luajë kudo në vijën e sulmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme