Barcelona kontratë të re për Messi: Ai është njëshi – përherë do të jetë me ne

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Martomenu, ka thënë se kampioni i La Ligas është duke planifikuar ofertën për superyllin Lionel Messi për kontratën e re.

Messi ka nënshkruar me Barcën për herën e fundit më 2017 – zgjatje që vlen deri më 2021. Ai nuk është dukë vazhduar që të ndalet as këtë sezonë me paraqitjet e tij.

31 vjeçari që debutimin me Barcën e ka bërë në tetor të vitit 2004 në moshën 17 vjeçare, ka shënuar 32 gola në La Liga në sezonin 2018-2019 dhe 42 në të gjitha garat.

“Duam që ai të ketë një karrierë të gjatë kështu që ne mund ta mbajmë atë për të kënaqur”, ka thënë Bartomeu për ESPN, transmeton Klan Kosova.

“Lionel ka arritur që të thyej kufijtë. Secili e admiron atë. Ai aplaudohet nga tifozët nëpër stadiumet rivale”.

“Duam që t’ia renovojmë kontratën, kjo është ideja. Ai është i ri, e shihni nëpër paraqitjet e tij dhe ende ka dy vjet në kontratë. Ai çdo herë po bën paraqitje të mira, çdo herë sjell risi. Besoj se ai ka shuam vjet përpara dhe në muajt ne vijim do të ulemi me të. Ai ka edhe shumë vjet tjera me Barcelonën”.

“Messi është njëshi në klub. Më shumë është për atë që bën në fushë. Marrëdhënia e tij me Barcelonën është e përhershme. Marr rastin e Pele, që gjithmonë ishte te Santos. E duam Messin përgjithmonë në Barcelonë, qoftë duke luajtur apo i lidhur me klubin kur të pensionohet”.

Të ngjashme