Barcelona kurrë më afër transferimit të Willianit

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i Willianit nga Chelsea.

Skuadra katalunase ka kohë që po e kërkon anësorin brazilian, mirëpo The Blues i kanë refuzuar disa oferta të tyre.

Blaugranasit janë të vendosur që ta transferojnë Willianin nga Chelsea pas katër vitesh tentimi për ta marrë në Camp Nou, raporton Mundo Deportivo.

Sipas mediumit spanjoll, kampioni i La Liga-së ishte i interesuar për brazilianin për një dekadë, qysh në kohën kur luanë në Ukrainë te Shakhtar Donetsk.

Katalunasit janë të vendosur ta transferojnë Willianin me parametra zero, pasi kontratë e tij skadon në verën e ardhshme.

Chelsa nga ana tjetër nuk ka shprehur gatishmëri që t’i vazhdojë kontratën brazilianit, andaj mund të largohet si lojtar i lirë nga Stamford Bridge.

Të ngjashme