Barcelona kursen 145 milionë euro me largimet e fundit nga skuadra

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka kursyer 145 milionë euro vetëm nga pagat këtë verë

Klubi është në një gjendje tepër të vështirë, sidomos pas pandemisë Covid-19 dhe presidencës kaotike të Josip Maria Bartomeu, kështu që presidenti aktual, Joan Laporta u desh të bëjë shkurtime të pagave në skuadër.

Nga të gjitha largimet më i dhimbshmi ishte ai i Lionel Messi, por ka pasur edhe një numër largimesh të tjera të cilat ishin më së të nevojshme.

Antoine Griezmann përfundoi qëndrimin e tmerrshëm në klub duke u kthyer në Atletico Madrid – duke u larguar me të edhe paga e lartë – kurse nga skuadra u larguan edhe Emerson Royal dhe Junior Firpo.

Efektet Covid-19  që po godasin riorganizimin e skuadrës

E para, lojtarët që janë larguar janë zëvendësuar me lojtarë që kanë shumë më pak cilësi.

Luuk de Jong dhe Memphis Depay janë lojtarë të mirë, por nuk janë dyshe e frikshme sulmi si emrat Messi dhe Griezmann apo numrat që ata i kishin.

E dyta, skuadra e Barcelonës është krijuar për të baraspeshuar librat financiar, duke mos pasur parasysh çështjet aktuale të lojës së futbollit.

Për shembull, kjo do të thotë se skuadra kishte shumë mbrojtës por asnjë lojtar që bënte mbulesë në krahun e majtë.

Por, kjo ishte një qasje e duhur, duke marrë parasysh situatën dhe pagat e Barcelonës që tani janë 420 milionë euro në total, nga 565 milionë sa ishin më parë, një reduktim në 30 për qind – një shpresë kjo që tregon se klubi ka filluar rimëkëmbjen e tyre ekonomike.

Të ngjashme