Barcelona largon 10 futbollistë

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Koeman bën të ditur listën e lojtarëve që nuk llogarit në sezonin e ri

Barcelona pritet të largojë 10-të futbollistë gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Koeman, ka bërë të ditur listën e lojtarëve që nuk llogarit në sezonin e ri.

Në mesin e futbollistëve që do të largohen janë edhe Luis Suarezi, Arturo Vidali, Martin Braithwaite dhe Samuel Umtiti.

Të sigurt qëndrimin nuk e kanë as Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Rafinha, Junior Fripo.

Nga ekipi janë larguar deri më tani mesfushorët Arthur Melo dhe Ivan Rakitiq.

Të ngjashme