Barcelona-Manchester City gjykohet nga një shqiptar

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 19:04 | Nga

Gjyqtari kosovar që referon nën petkun e Federatës zvicerane të futbollit, Bekim Zogaj, duhet të ndihet me fat.

Ai është deleguar për ta gjykuar sfidën e UEFA Youth League ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt që zhvillohet të mërkurën e 19 tetorit në Barcelonë nga ora 16.

Zogaj do të jetë në rolin e asistentit bashkë me Johannes Vogel, kurse kryesor do të jetë i mirënjohuri në Zvicër, Sandro Scharer.

Po të njëjtën ditë, nga ora 20:45 luhet dueli i madh i seniorëve ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Zogaj tashmë i dëshmuar jo vetëm në Zvicër, por edhe në arenën ndërkombëtare, ka gjykuar edhe shumë ndeshje tjera, duke bërë që të krijojë eksperienca të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme