Barcelona – Manchester City, miqësorja për bamirësi nis nga ora 21:30

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Manchester City do të përballen në një miqësore këtë të mërkure nga ora 21:30.

Përballja do të jetë interesante pasi që ekipet së fundi u takuan mes vete më 1 nëntor të vitit 2016 në kuadër të Champions League.

Të gjitha të ardhurat e kësaj miqësoreje që do të luhet në Camp Nou do të shkojnë për bamirësi.

Ndërsa është hera e tretë për Guardiolan që do të jetë përballë ish-ekipit të tij, Barcelonës.

Të ngjashme