Barcelona me trajner të ri për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Barcelonës dëshirojnë që Patrick Kluivert ta marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Quique Setien u emërua trajner i Barçës në janar, kur e zëvendësoi të shkarkuarin Ernesto Valverde, dhe barazoi 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në San Paolo.

Por klubi katalonas u rrëzua prej fronit në La Liga nga rivali Real Madrid dhe sipas mediave në Spanjë, Setien e ka humbur plotësisht besimin e zhveshtores.

Mundo Deportivo, një gazetë katalonase e afërt me klubin, shkruan se lojtarët e duan Kluivertin ta zëvendësojë Setienin.

61-vjeçari është momentalisht drejtor i akademisë së Barcelonës, prandaj emërimi i tij do të ishte i brendshëm.

Holandezi është figurë e njohur në Camp Nou, ku luajti nga viti 1998 deri më 2004, duke i shënuar 122 gola në 257 ndeshje.

Të ngjashme