Barcelona mendon spastrimin e skuadrës në janar

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke menduar që të kthejë bilancin pozitiv në skuadër me largimet që do të bëhen në janar.

Tashmë është e ditur se klubi katalunas është në një krizë të thellë financiare dhe rrezikon falimentimin.

Borxhi i përgjithshëm ka shkuar rreth 800 milionë euro, derisa lojtarët kanë refuzuar t’i ulin pagat për 30 për qind.

Më parë nga Diario Sport, u raportua se Carles Alena dhe Riqui Puig nuk janë në planet e klubit dhe mund të huazohen apo të shiten.

Tani, AS bën të ditur se në këtë vazhd largimesh mund të largohen edhe Martinj Braithawite dhe Samuel Umtit.

Dyshja nuk kanë kaluar pritshmëritë e klubit dhe në afatin e dimrit do të shiten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme