Barcelona merr lajme të mira nga Ansu Fati, por nuk ka një datë për kthimin e tij

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Më në fund vjen një lajm i mirë për Ansu Fati pas disa muaj vuajtjesh. Siç është raportuar nga RAC1, riaftësimi i sulmuesit të Barçës po ecën mirë me trajtimin e ri që po ndjek.

Ansu Fati, i cili u dëmtua në 6 nëntor gjatë fitores me goleadë kundër Betisit (5-2), iu nënshtrua operacionit për herë të parë në 9 nëntor në gjurin e tij të majtë, i kryer nga Dr. Cugat.

Duke parë që evolucioni nuk ishte siç pritej, traumatologu katalan e këshilloi sulmuesin e ri që të kalonte përsëri në sallën e operacionit dhe, sipas TV3, Ansu iu nënshtrua një operacioni përsëri janarin e kaluar. Tani, sipas të njëjtit informacion, sulmuesi i po riaftësohet normalisht nga lëndimi në gju, çka jep shpresë për shmangien e një operacioni të tretë.

Ansu do të udhëtojë me skuadrën në Sevilla për të mbështetur shokët e tij të skuadrës në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos, të shtunën, në stadiumin “La Cartuja”.

Edhe pse objektivi fillestar ishte që Ansu Fati të ishte gati për këtë finale kundër Bilbaos, pas problemeve që sulmuesi shfaqi pas operacionit të tij të parë, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë përcaktuar një datë të veçantë për kthimin e tij.

Të ngjashme