Barcelona merr një super lajm para ndeshjes me PSG-në

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka marrë një super lajm para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain të martën.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, ka stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, raportojnë mediet spanjolle.

34 vjeçari mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen e parë ndaj PSG-së në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Pique u dëmtua kundër Atletico Madrid më 21 nëntor pasi u përplas me Angel Correa, duke dëmtuar ligamentet në gjurin e tij të djathtë.

Ndërkohë, Ronald Araujo gjithashtu mund të kthehet nga dëmtimi për t’u përballur me PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme