Barcelona mposht lehtësisht Eibarin

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur Eibarin me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 9-të në La Liga.

Golat për Barcelonën i shënuan: Antoni Griezmann në minutën e 13-të, Lionel Messi në minutën e 58-të dhe golin përfundimtar të kësaj ndeshje e shënoi Luis Suarez në minutën e 66-të.

Barcelona pas këtyre tri pikëve të fituara del në pozitën e parë në tabelë me 19 pikë, një më shumë sesa skuadra e Real Madridit që është në pozitën e dytë, por që ka një ndeshje më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme