Barcelona mund të kthehet në stërvitje më 27 prill

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po shqyrton mundësinë që të vazhdojë me stërvitje të ekipit të parë më 27 prill, si pjesë e kthimit nga mbyllja për shkak të koronavirusit.

La Liga ka konfirmuar më herët të hënën që ligat e futbollit në Spanjë do të jenë të pezulluara për kohë të pacaktuar.

Barcelona ka ndërprerë të gjitha aktivitetet dhe stërvitjet, ndërsa sipas Diario AS, 27 prilli është data kur skuadra mund të kthehet në fushën e blertë për stërvitje.

Vazhdimi i stërvitjeve në fund të prillit do të mund të përshtatej me vazhdimin e ligës në mes të muajit maj, që është synim tani. Kështu skuadra do të kishte dy javë kohë për stërvitje të përbashkëta.

Të ngjashme