Barcelona me mungesa të mëdha ndaj Juventusit

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 09:03 | Nga

Barcelona nesër do të ketë përballje shumë të vështirë, kur në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve do të pres Juventusin.

Për këtë ndeshje, trajneri Valverde nuk mund të llogarit në gjashtë lojtarë, tre prej tyre të lënduar dhe tre të tjerë të lënë jashtë për arsye teknike.

Lojtarët e lënduar janë Alcaser, Rafinha dhe Turan, ndërsa për shkaqe teknike mungojnë Aleix Vidal, Lucas Digne dhe Thomas Vermaelen.

Lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Juventusit: Ter Stegen, Jasper Cillessen, Nelson Semedo, Gerard Piqué, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Andrés Iniesta, Luis Suárez, Leo Messi, Ousmane Dembélé, Javier Mascherano, Paulinho Bezerra, Gerard Deulofeu, Jordi Alba, André Gomes, Samuel Umtiti, Denis Suarez dhe Sergi Roberto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme