Barcelona – Napoli mund të luhet pa shikues

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e kthimit e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës e Napolit mund të luhet pa shikues, shkaku i përhapjes së koronavirusit, njofton “L’Esportiu” të hënën, transmeton Koha.net.

Autoritetet e Katalonjës kanë kërkuar që ndeshja e kthimit, e paraparë të luhet më 18 mars, të luhet pa shikues.

Pa shikues do të luhet edhe ndeshja e të martës në Ligën e Kampionëve mes Valencias e Atalantas, si dhe ajo e të mërkurës mes Paris Saint-Germainit e Dortmundit.

Pak ditë më parë u vendos të shtyhej edhe maratona e Barcelonës, e paraparë të mbahet më 15 mars, për 25 tetor.

Barcelona ende nuk ka marrë një njoftim zyrtar për zhvillimin e ndeshjes pa shikues kundër Napolit.

Ndeshja e parë në Napoli përfundoi 1:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme