Barcelona në garë për nënshkrimin e Pogbas

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është gati të sfidojë rivalët e mëdhenj të Real Madridit në garën për të nënshkruar me yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Pogba është lidhur me një largim të mundshëm nga Old Trafford verën e ardhshme, pasi marrëveshja e tij aktuale me Unitedin skadon në vitin 2022.

Mesfushori francez 28-vjeçar është lidhur shumë me një rikthim mahnitës në Juventus, si dhe ka tërhequr interesim nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë, këto tri klube të mëdha evropiane tashmë do ta kenë një konkurrent të fortë për transferimin e yllit francez.

Sipas mediumit Fichajes, super-agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka zhvilluar ‘bisedime’ me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

Raiola, komentet e mëparshme të të cilit për të ardhmen e Pogbas në United kanë rezultuar me reagime të ashpra, thuhet se pret që të ketë një ankand nga klubet evropiane në përpjekjen për të blerë klientin e tij.

Të ngjashme