Barcelona në janar pritet të largojë pesë lojtarë

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Mundo Deportivo raporton se Barcelona në afatin kalimtar të janarit planifikon të bëjë largime të shumta.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Ronald Koeman dëshiron t’i largojë pesë futbollistë.

Martin Braithwaite, Carles Alena, Ousmane Dembele, Junior Firpo dhe Samuel Umtiti nuk janë në planet e trajnerit holandez, transmeton koha.

Dembele është njëri nga yjet që po kërkohet me ngulm nga disa skuadra, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme