Barcelona në zi: Ndërron jetë anëtari i tyre më i rëndësishëm

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është njoftuar se ish-presidenti i tyre, Josep Luis Nunez, ka ndërruar jetë.

Spanjolli ishte presidenti i katalonasëve nga viti 1978 deri në vitit 2000.

Në Kataloni kanë mbetur të shokuar nga ky lajm, pasi pak kush e kishte pritur se ai do të ndërronte jetë.

Nunez përshkruhet si një njeri që e kishte ngjallur Barcelonën dhe e kishte bërë skuadrën që është sot.

Katalonia sot është në zi, duke nderuar ish-presidentin e klubit blaugranas, që bëri një punë të madhe për më shumë se dy dekada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme