Barcelona nënshkruan me Griezmann

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin francez, Antoine Griezmann.

Në faqen zyrtare të tyre, katalunasit kanë njoftuar se ia kanë paguar Atletico Madrid-it klauzolën prej 120 milionë eurosh për të.

Griezmann do të nënshkruajë një kontratë që e sheh atë në Camp Nou për pesë stinorët e ardhshëm, me një klauzolë lirimi prej 800 milionë euro.

Kështu, ai largohet nga Atletico edhe zyrtarisht pas pesë vjetësh te ky klub ku mes shumë suksesesh preku finalen e Ligës së Kampionëve më 2016.

Të ngjashme