Barcelona nis bisedimet me trajnerin italian, i ofron 8 milionë euro në sezon

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 16:40 | Nga

Barcelona tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Luis Enriques, i cili ka njoftuar se do të largohet nga Camp Nou.

Luis Enrique dëshiron të pushojë, prandaj ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën me Barcelonën, e cila përfundon në fund të këtij edicioni.

Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës katalunase të jenë në kërkim të një trajneri të ri.

Premium Sport shkruan se, Barcelona ka nisur bisedimet me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, të cilit i ka ofruar kontratë tre vjeçare dhe një pagë prej 8 milionë eurove në sezon, shumë më shumë se sa përfiton në Juventus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme