Barcelona nuk ka para për të blerë Pogban

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka dalë nga gara për transferimin e Paul Pogbas pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme në buxhet për blerjen e mesfushorit të Manchester Unitedit.

Kampioni spanjoll së bashku me Paris Saint-Germainin dhe Juventusin, raportohet se kanë shprehur interesim për Pogban që ka prishur punët me menaxherin Jose Mourinho.

Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde nuk ka refuzuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, por sipas gazetës britanike “The Telegraph, gjiganti spanjoll nuk ka para për 12 muajt e ardhshëm pasi kanë faturë të pagave që shkon deri në 564 milionë funte.

Me pagën e tij të lartë, Pogba do të kushtonte 150 milionë funte, që do të thotë se Barcelona nuk mund të arsyetojë transferimin e tij në klub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme