Barcelona nxjerr në shitje Griezmann: Ky është çmimi që do paguajë klubi i ardhshëm

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Antoine Griezmann duket se do ta mbyll më shpejt nga se e kishte menduar aventurën e tij me klubin e Barcelonës.

Transferimi i futbollistit francez te katalanasit bëri bujë të madhe, mirëpo ai nuk po arrin të përshtatet me lojën e Barçës dhe ata do ta nxjerrin në shitje këtë verë, raporton “Sport”.

E përditshmja spanjolle shkruan se Barca i ka caktuar lojtarit një çmim prej 100 milionë eurove.

Gjithashtu, Griezmann mund të përfshihet edhe në ndonjë marrëveshje.

Gjasat janë të mëdha që lojtari të përfundojë te PSG dhe si këmbim të marrin Neymar. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i fituesit të Kupës së Botës me Francën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme