Barcelona ofron kontratën e re për Messin

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar një kontratë të re nga presidenti Joan Laporta.

Kështu se paku raporton televizioni i njohur spanjoll, TV3, transmeton lajmi.net.

Laporta e ka dërguar kontratën e re te Messi, i cili momentalisht është i koncentruar te dy ndeshjet kualifikuese me Argjentinën për Kupën e Botës.

Fillimisht, prioritet i Messit është Kupa e Amerikës, andaj përgjigja e argjentinasit nuk do të dihet.

Kapiteni publikisht ka pranuar se dëshiron projekt sportiv atraktivë, në mënyrë që Barcelona të ‘luftojë’ për të gjithë titujt.

Laporta gjithashtu nesër do dal në konferencë për media dhe pritet të jep disa detaje lidhur me të ardhmen e Messit.

Të ngjashme