Barcelona pas Milenkoviqit

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi Nikola Milenkoviq pritet të jetë përforcimi i parë te skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit. Gazeta italiane “La Nazionale” ka njoftuar se Barcelona tashmë ka nisur negociatat me Fiorentinan, që mund ta liroj Milenkoviqin për një ofertë deri në 30 milionë euro.

Milenkoviq 22-vjeçar, te Barcelona shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen pas formës së mirë që ka treguar te Fiorentina, transmeton Koha Ditore. Ai ka shënuar tri gola në 12 ndeshje në Serie A.

Milenkoviq ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2022 kurse te ekipi italian është transferuar para dy vjetësh nga Partizani i Beogradit për pesë milionë euro dëmshpërblim.

Të ngjashme