Barcelona përgatit ofertë për talentin e Leipzigut

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 12:37 | Nga

Barcelona është duke bërë gati ofertën për yllin e Leipzigut, Nicolas Kuhn. RAC – 1 shkruan se Barcelona është në bisedime të avancuara me Leipzigun për talentin e ri 17 vjeçar.

Anësori pritet që t’i bashkohet Barcelonës për një shumë prej rreth 6 milionë eurosh dhe do të fillojë punën me ekipin B të Barçës.

Ky transferim megjithatë nuk pritet mirë te klubi pasi që talentët e rinj nga akademia nuk janë duke u promovuar fare.

Kuhn e ka edhe nëj vit në kontratën e tij me Leipzigun dhe bisedimet kanë ngecur për shkak të ofertës së Barcës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme