Barcelona përgatit ofertën për Bellerinin

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 16:31 | Nga

Gjërat tani po bëhen konkrete! Mbledhja e së martës që Hector Bellerin zhvilloi me trajnerin Arsene Wenger në Londër ishte fillimi i bisedimeve për ta lejuar të transferohet te Barcelona. Natyrisht, futbolli është biznes dhe, siç shkruan gazeta spanjolle “Sport”, ato do të jenë të gjata dhe të vështira.

Topi është në fushën e katalanasve, por deri tani drejtuesit e Arsenalit gati sa nuk kanë bërtitur duke thënë se nuk duan ta shesin lojtarin e tyre. Gjithsesi, Barcelona po përgatit ofertën e parë dhe ideja është që ta prezantojë në javën e ardhshme.

“Sport” raporton se shuma është rreth 30 milionë euro dhe në propozim janë shtuar edhe disa klauzola mjaft interesante, shkruan telesport.al. Kjo është mënyra me të cilën Barcelona pret të thyejë qëndresën e “Topçinjve” dhe të nisë negociatat.

Në “Camp Nou” askush nuk pret që Arsenali ta pranojë ofertën e parë. Plani është që fillimisht të thyhet akulli, që zakonisht është pjesa më e vështirë. Kështu, mënyra se si do të reagojnë londinezët do të tregojë nëse Bellerin do të rikthehet apo jo në shtëpinë e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme