Barcelona përgatit ofertën për Onanan

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po e bën gati ofertën për portierin kamerunas të Ajaxit, Andre Onana, shkruan “Sport”, transmeton Koha.net.

Onana më herët ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, por nuk arriti të depërtonte në skuadrën e parë. Ai ka arritur të shpërthejë te Ajaxi, tek i cili klub gjendet që nga janari i vitit 2015.

Me Ajaxin, Onana 24-vjeçar ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Pasi që e ardhmja e portierët gjerman Marc-Andre Ter Stegen te Barcelona nuk është e sigurt, krerët e klubit kampion të Spanjës po tentojnë të sjellin Onanan si zëvendësues të tij.

Të ngjashme