Barcelona po mendon transferimin e Gravenberch, por problem mbetet çmimi i tij i lartë

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke menduar ta përforcojë repartin e mesfushës për edicionin e ri.

Frenkie De Jong dhe Pedri tanimë shihen si dy titullarë të padiskutushëm, por katalunasit duan edhe një mesfushorë të ri për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin.

Talenti i madh i Ajaxit, Ryan Gravenberch mbetet në krye të listës së katalunasve për mesfushën.

Ylli i ri holandez që luan në pozitën e mesfushorit shkatërrues ka shkëlqyer me Ajaxin në dy vitet e fundit dhe ka bërë për vete shumë skuadra të mëdha.

I menaxhuar nga Mino Raiola, tulipani i ri është duke u kërkuar edhe nga skuadra tjera të mëdha si Roma, Juventus, Milan, Manchester United e Manchester City.

Trajneri i Barçës, Ronald Koeman e pëlqen jashtëzakonisht shumë 18 vjeçarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Por problemi qëndron tek çmimi i lartë i lojtarit, pasi vlera e tij vazhdimisht po rritet në tregun e transferimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme