Barcelona pranë Matheus Fernandesit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është shumë pranë transferimit të futbollistit brazilian të Palmeirasit, Matheus Fernandes, përcjell “ESPN Brazil” të mërkurën.

Dy skuadrat janë në bisedime të avancuara për një transferim 8.2 milionë eurosh, që do ta dërgonte 21-vjeçarin në “Camp Nou” këtë muaj.

Fernandes ka luajtur në total vetëm 12 ndeshje me Palmeirasin në vitin 2019.

Mesfushori qendror te Palmeirasi është transferuar në fillim të vitit të kaluar nga Botafogo për 4 milionë euro.

Ai ka dy ndeshje me ekipin U-20 të Brazilit. Kontrata e tij me Palmeirasin skadon në dhjetor të vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme