Barcelona pranon ofertë 100 milionëshe për Ansu Fatin nga një rival i La Ligas

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Barcelona thuhet se ka pranuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga një rival i La Liga për Ansu Fatin.

Sipas Diario Sport, Josep Maria Bartomeu nuk ka dashur të zbulojë emrin e klubit që ka ofruar këtë shumë të lartë për sulmuesin e talentuar.

Mediumi spanjoll raporton se ajo ofertë është refuzuar menjëherë nga Blaugranasit, derisa rivalit i është bërë e ditur se lojtari nuk është në shitje.

Lojtari 17-vjeçar ka nënshkruar marrëveshje të re para 12 muajsh, me kontratën që i skadon në vitin 2023, me një opsion për ta vazhduar edhe për dy vite të tjera.

Fati filloi shkëlqimin e tij në edicionin 2019/20, duke u bërë lojtari më i ri që debuton si 16-vjeçar.

Ai ka vazhduar të luajë një rol kyç në skuadrën e parë, nën urdhrat e Ernesto Valverdes, dhe tani Quique Setien, që ka arritur në 24 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola. 

Të ngjashme